Kina: Vizita e kryeministrit Li në Singapor, e rëndësishme

2018-11-09 09:28:27 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze u shprehën se vizita e ardhshme e kryeministrit Li Keqiang në Singapor do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe, integrimin ekonomik rajonal dhe do të kontribuuojë në përparimin e bashkëpunimit Kinë-ASEAN.

Kryeministri kinez do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Singapor dhe do të marrë pjesë në një seri takimesh të ASEAN-it javën e ardhshme.

Ndihmësministri i Jashtëm Chen Xiaodong tha se vizita në Singapor është e rëndësishme për të dy palët.

""Gjatë vizitës së kryeministrit në Singapor, dy palët do të diskutojnë mbi planet për bashkëpunimin e mëtejshëm pragmatik, që pritet të rrisin bashkëpunimin dypalësh mbi "Një brez, një rrugë" dhe novacionin. Temat e diskutimit do të përfshijnë situatën ndërkombëtare dhe rajonale, bashkëpunimin rajonal dhe tregtinë shumëpalëshe.""

Ky vit shënon 15-vjetorin e partneritetit strategjik Kinë-ASEAN.

Si pjesë e takimit të udhëheqësve Kinë-ASEAN (10+1), dy palët do të publikojnë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në fushën e novacionit dhe do të caktojnë vitin e ardhshëm si vitin e shkëmbimit mediatik Kinë-ASEAN.

Bëhet e ditur gjithashtu se në Samitin e Azisë Lindore do të shpallen një sërë programesh bashkëpunimi në fushat si energjia, burimet natyrore dhe gjeoshkenca. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore