Kaliforni, të shtënat në lokal vrasin 13 vetë

2018-11-09 09:17:10 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat e policisë në lagjen Ventura në Kaliforni të ShBA-së deklaruan të enjten se të shtënat me armë në një lokal natën e 7 nëntorit shkaktuan të paktën 13 viktima, mes tyre agresori si dhe një oficer policie.

Sipas autoriteteve, hapja e zjarrit ndodhi në orën 23:20 minuta (sipas orës lokale) të mërkurën në një bar në Thousand Oaks. Agresori hyri në lokal dhe përdoruri granata tymuese dhe armë të tjera gjatë sulmit. Në momentin e ngjarjes në bar ndodheshin qindra të pranishëm. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore