Kina pritet të bëhet destinacioni më i madh turistik në botë deri në 2030-n

2018-11-08 20:05:27 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i firmës globale të kërkimeve "Euromonitor International" parashikon se deri në vitin 2030 Kina do ta kalojë Francën dhe do të bëhet destinacioni më i madh turistik në botë. Kina pritet po ashtu të ketë numrin më të madh të turistëve jashtë vendit.

"Turizmi është një shtyllë kryesore e ekonomisë kineze dhe janë bërë shumë investime për të përmirësuar infrastrukturën dhe standardet, përveç politikave dhe nismave që nxitin turizmin", u shpreh për "Associated Press" analisti i udhëtimeve i "Euromonitor"-it Wouter Geerts.

Kina zë tani vendin e katërt si destinacion turistik, pas Francës, ShBA-së e Spanjës, dhe vendin e tretë për sa u përket numrit të turistëve jashtë vendit, pas ShBA-së dhe Gjermanisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore