Kinë, zhvillohet forumi për transformimin e medieve

2018-11-08 20:01:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesëmarrësit në një forum të zhvilluar të enjten në Wuzhen të Kinës u përqendruan në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen organizatat mediatike, ndërsa gjenden në procesin e kalimit në mediat e reja.

Forumi mbi "Transformimin e medias dhe inovacionin e komunikimit" u mbajt në kuadër të Konferencës së 5-të Botërore të Internetit. Në forum u diskutua se si organizatat e medias mund të komunikojnë në mënyrë më inovative dhe si mund të zhvillohen në të ardhmen.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës GSM, John Hoffman, tha se pajisjet e lëvizshme do të jenë në thelb të transformimit digjital dhe i bëri thirrje industrisë së medias të përgatitet për këtë. Ai parashikoi po ashtu se, deri në vitin 2025, rrjetet 5G do të mbulojnë 40 për qind të popullsisë së botës dhe se Kina do të bëhet tregu më i madh 5G në botë.

Për sa i përket ndikimit të teknologjisë së re në transformimin e medias, zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Wang Binying, tha se zhvillimi i teknologjive të reja do të krijojë pronësi të re intelektuale që duhet të mbrohet. Ajo theksoi se Kina renditet e para në botë për sa i përket numrit të aplikimeve për regjistrimin e markës tregtare, të drejtat e autorit dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Wang vuri në dukje po ashtu se shërbimet e ofruara nga WIPO do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, teksa ekonomia digjitale globale zhvillohet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore