Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës ndriçon të ardhmen

2018-11-08 10:40:43 CRI Komenti juaj Printoni

"E ardhmja është këtu", kjo është parulla e makinës së parë fluturuese në botë, e cila u krijua nga bashkimi i afro 40 teknologjive të patentuara dhe shfaqet në Ekspozitën e parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Në pavijonet e ekspozitës, të pranishmit mbetën të befasuar kur panë se inteligjenca artificiale mund të përdoret jo vetëm për saldim dhe transport të shpejtë, por edhe në fushat e kirurgjisë, udhëzimeve, bërjes së kafesë, prerjes së perimeve etj.

Teknologjia e realitetit virtual dhe analiza e të dhënave të mëdha (Big Data) përdoren në shumë fusha përfshi vozitje, mjekësi etj. Automjetet me hidrogjen do të mundësojnë zero shkarkim të ndotësve në atmosferë. Produktet me energji diellore do të lejojnë që energjia të përdoret kudo ...

Në këtë ekspozitë po prezantohen mbi 100 teknologji dhe produkte të reja. Institucionet dhe prodhuesit e vendeve të ndryshme po ekspozojnë produktet e tyre më të përparuara pasi ata e dinë se Kina është një treg i madh. Ndërkohë, përpjekjet shumëvjeçare të Kinës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale kanë arritur sukses të madh.

Tani, Kina ka hyrë në 20 vendet e para të botës për novacionin, renditje e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Gjithashtu, Kina është pjesë e pothuajse të gjitha konventave ndërkombëtare të të drejtave të pronësisë intelektuale në botë. Kina është e para në botë për regjistrimin e markave tregtare, vend që e ka ruajtur për 16 vjet, si dhe e para për 7 vjet radhazi për numrin e aplikimeve.

Gjatë fazës përgatitore për pjesëmarrje në këtë ekspozitë, ekspozuesit nga vende të ndryshme u njohën me qëndrimin dhe veprimet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në Kinë. Sipas Zyrës Ndërkombëtare të Importit dhe Eksportit të Kinës, pala kineze ra në fillim dakord me ekspozuesit për klauzolat e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe krijoi një qendër shërbimi për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe trajtimin e ankesave për të ofruar informacion e duhur për ekspozuesit, për të ndërmjetësuar ankesat përkatëse dhe për të mbrojtur në mënyrë aktive të drejtat ligjore të palëve. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore