Trump: Nuk e kam në plan të takohem me Putin në Paris

2018-11-08 11:35:10 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht deklaratave të mëparshme të Moskës për një takim në Paris, presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se nuk e ka në plan të takohet me homologun rus Vladimir Putin këtë fundjavë.

Kremlini deklaroi më parë se Putini dhe Trump-i do të takoheshin për një drekë të shkurtër në pallatin Elysee dhe më pas do të zhvillonin bisedime të gjithanshme në samitin e G20-s që do të mbahet në Argjentinë në fund të nëntorit.

Pritjet për takimin Trump-Putin janë në rritje në një kohë tensionesh nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) dhe sanksionet e ShBA-së ndaj Moskës.

Dy udhëheqësit do të jenë në Francë më 11 nëntor për të marrë pjesë në aktivitete me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në këto aktivitete do të jenë të pranishëm udhëheqës të mbi 60 vendeve.

Trumpi bëri të ditur se mund të takohet me udhëheqësin e lartë të Koresë së Veriut në fillim të vitit 2019.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore