Kinë-Kanada, së shpejti dialog mbi ekonominë dhe financat

2018-11-08 10:53:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Kanadaja do të zhvillojnë javën e ardhshme dialogun e tyre të parë ekonomiko-financiar.

Dialogu do të organizohet bashkërisht nga këshilltari i shtetit i Kinës Wang Yong, ministri kanadez i Financave William Morneau dhe ministri kanadez për Diversifikimin e Tregtisë Ndërkombëtare James Carr.

Prezantuar zyrtarisht në vitin 2017, dialogu synon zhvillimin e bisedimeve të rregullta mbi çështje strategjike mes dy vendeve, interesat e përgjithshme dhe afatgjata në fushën ekonomiko-financiare.

Palët kanë rënë dakord që raundi i parë i dialogut të përfshijë diskutime rreth situatës makroekonomike, qeverisjes globale ekonomike dhe bashkëpunimit në tregti, investime, financa dhe çështje të tjera. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore