Kina me 20 mijë avionë të përgjithshëm deri në 2035-n

2018-11-07 11:35:14 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i fundit tregon se industria e përgjithshme e aviacionit e Kinës ka ruajtur një shpejtësi të lartë rritjeje gjatë viteve të fundit.

Koorporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës publikoi librin e bardhë, i cili parashikon formimin e një rrjetit të përgjithshëm kinez të aviacionit deri në vitin 2035, me më shumë se 20 mijë avionë të përgjithshëm dhe 6 milionë orë totale fluturimi në vit.

Në vitin 2017, Kina kishte 3 mijë avionë të përgjithshëm. Orët totale të fluturimit u rritën nga 370 mijë në vitin 2010 deri në 840 mijë në vitin 2017.

Kjo industri do të hyjë në një periudhë të rritjes së shpejtë gjatë 5 deri 10 viteve të ardhshme, ndërkohë që Kina vijon nxitjen e reformës, përmirësimin e shërbimeve qeveritare etj.

Kina planifikon të nxisë zhvillimin e industrisë së aviacionit të përgjithshëm për të krijuar një treg me vlerë mbi 1 trilion juanë ose 154 miliardë dollarë amerikanë deri në 2020-n. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore