Zyrtarët europianë: Nisma "Një brez, një rrugë" nxit tregtinë globale të bujqësisë dhe sigurinë ushqimore

2018-11-07 10:58:44 CRI Komenti juaj Printoni

Përveç Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, në Shangai po mbahen edhe disa forume, ku më i fundit është ai mbi bujqësinë ekologjike dhe sigurinë ushqimore.

Në këtë forum marrin pjesë zyrtarë nga Kina dhe vendet europiane të cilët shprehen se presin të rrisin bashkëpunimin, ndërkohë që e cilësuan nismën "Një brez, një rrugë" si një platformë për të promovuar bujqësinë.

Rreth një e treta e mbi 3600 kompanive që marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai janë të lidhura me sektorin e ushqimit.

Ma Chunliang është Drejtor i Zyrës për Prodhimin e Ushqimit pranë Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Ai tha se Kina është kthyer në importuesen më të rëndësishme të ushqimit në botë.

"Një sasi e lartë e lëndëve të para për ushqimet kineze vijnë nga vende të ndryshme. Çdo vit, ne importojmë mbi 90 milionë tonë fasule soje. Shkalla e varësisë së importit për produkte bulmeti në vendin tonë ka arritur 30 për qind."

Andrew Doyle, zv.ministri irlandez i Shtetit për Ushqimin tha se Irlanda përshëndeti nismën e Kinës për krijimin e një mjedisi më të hapur për tregtinë ndërkombëtare.

Doyle vë në dukje se Kina është destinacioni i tretë më i madh për eksportet e vendit të tij, duke shtuar se kjo është një arsyet kryesore që Irlanda dëshiron të vijojë forcimin e partneritetit me Kinën.

Forumi i bujqësisë ekologjike po fokusohet gjithashtu edhe tek çështjet e sigurisë ushqimore. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore