Hahn: Shqipëria në pararojë të anëtarësimit në BE

2018-11-07 09:57:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane "Die Welt" komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

"Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Dhe veprime të tilla do të çojnë në rrugëzgjidhjen e procesit të anëtarësimit", thotë Hahn.

Pyetjes së "Die Welt" se përse do të ndodhë një gjë e tillë, Hahn jep dy arsye.

"Për dy arsye. E para, sepse vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse përfshihen të gjitha së bashku dhe e dyta, ka një konkurrencë pozitive në Ballkan, se cili vend bën progresin më të shpejtë", thotë Hahn. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore