Janar-qershor 2018, punësimi u rrit me 3.3%

2018-11-06 10:26:42 CRI Komenti juaj Printoni

Punësimi në gjysmën e parë të vitit 2018 u rrit me 3.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë e Financave, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar edhe në tregun e punës.

Duke iu referuar Anketës së Forcave të Punës, rezulton se shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës që prej tremujorit të parë 2014, ku shënoi pikun prej 18%, duke zbritur në 12.9% në tremujorin e dytë 2018, për popullsinë e moshës 15-64 vjeç.

Në harkun kohor të një viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017 ku shkalla e papunësisë regjistronte nivelin 14.3%, rezulton një reduktim prej 1.4 pikë përqindje. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore