Xi, thirrje për hapje dhe bashkëpunim për realizimin e zhvillimit të përbashkët

2018-11-05 11:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje nga Shangai vendeve të ndryshme të nxisin aktivisht hapjen e bashkëpunimin për të realizuar zhvillimin e përbashkët.

Xi nënvizoi se ekonomia e tanishme botërore ka kaluar nëpër transformime të mëdha, fenomenet e proteksionizmit dhe unilateralizmit janë shtuar, ndërkohë që globalizmi përballet me sfida. Gjithashtu, multilateralizmi dhe sistemi i tregtisë së lirë janë cënuar dhe ka ende elemente paqëndrueshmërie. Vendet duhet të këmbëngulin për hapjen dhe bashkëpunimin dhe t'i përballojnë sfidat së bashku.

Ai theksoi gjithashtu se globalizmi ekonomik është prirje e pakthyeshme në histori. Hapja dhe bashkëpunimi janë një forcë e rëndësishme për shtimin e gjallërisë ekonomike dhe tregtisë ndërkombëtare dhe gjithashtu një kërkesë konkrete për nxitjen e rimëkëmbjes së stabilitetit ekonomik në botë si dhe kërkesë e epokës ku ndodhemi për të nxitur përparimin e shoqërisë njerëzore.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore