Video/  Aeroplani i madh kinez i udhëtarëve C919 zhvillon testet e fluturimit

2018-10-29 09:33:23 CRI Komenti juaj Printoni

Prototipi i dytë i aeroplanit të madh të udhëtarëve C919 të prodhuar nga Kina ka kaluar një varg testesh fluturimi.

Aeroplani mbërriti në qytetin Nanchang të provincës Jiangxi, pas një fluturimi të shkurtër nga Shandong-u, ku qëndroi për tre muaj pas fluturimit të parë nga Shangai.

Deng Xiaohong, zv.kryeprojektuesi i C919-s, thotë se gjithsej gjashtë prototipa C919 do të testohen në aeroportin "Yaohu" të Nanchang-ut:

"Dega e Hongdu-së e Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës është një kompani me përvojë dhe ka një ekip kërkuesish shkencorë e inxhinierësh me përvojë të pasur në testet e fluturimit. Testet e kapacitetit të avionit C919, duke përfshirë uljen e shpejtësisë dhe qëndrueshmërinë mes fluturimeve do të zhvillohen në aeroportin 'Yaohu'."

Testimi i avionit do të përfshijë fluturimet në kushte të ndërlikuara të motit, si dhe fluturime të tjera me rrezik të lartë.

Deri tani Korporata e Aeroplanëve Komercialë e Kinës ka marrë mbi 800 porosi për C919 nga 28 klientë të ndryshëm në mbarë botën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore