Mediet ndërkombëtare: Shqipëria ndalon bastet sportive për të luftuar krimin e organizuar

2018-10-26 10:19:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria miratoi dje ligjin që ndalon bastet sportive, kryesisht ato në internet, shumë të përhapura në vend, me qëllimin për të luftuar kundër krimit të organizuar, shkruajnë mediet prestigjioze si AFP, "Washington Post", "Reuters" apo "Associated Press".

"Parlamenti votoi 75-0 për mbylljen e kazinove, përfshirë pikat e basteve mbi sportet, garat me kafshë dhe faqet e huaja të internetit të basteve, si dhe do të lëvizen në zona jashtë qyteteve", shkruan agjencia zyrtare britanike e lajmeve "Reuters".

Ky ligj, që kufizon gjithashtu aktivitetet e kazinove, do të hyjë në fuqi në janar.

"Shqipëria numëron më pak se 4 200 qendra bastesh sportive, për një popullsi prej 2.8 milionë banorësh", thekson agjencia zyrtare franceze e lajmeve AFP.

Sipas shifrave zyrtare, shqiptarët shpenzojnë deri në 150 milionë euro në vit në baste sportive, një shifër që arrin 700 milionë euro nëse llogariten edhe bastet klandestine.

Ligji i ri parashikon gjithashtu mbylljen e kazinove që ndodhen pranë shkollave.

Nga ana tjetër "Washington Post" shton se "media është njoftuar se nëse nuk ndërpret reklamat e basteve ilegale do të mbyllen". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore