Pekini do të promovojë industrinë e automjeteve inteligjente të lidhura

2018-10-23 12:01:23 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritete e Pekinit do të forcojë industrinë e automjeteve inteligjente të lidhura (ICV) dhe sektorët e tjerë përkatës. Deri në vitin 2022, vlera e tregut të këtij sektori pritet të arrijë 100 miliardë juanë, ose rreth 14.4 miliardë dollarë amerikanë.

Bashkia e Pekinit do të nxitë novacionin dhe studimin e ICV-së për të garantuar përdorimin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2022.

Pekini do të krijojë një zonë eksperimentale prej 50 mijë hektarësh dhe do të rezervojë një rrugë mbi 2,000 km për testimin e automjeteve ICV.

Autoritetet vendore shprehen se zhvillimi i automjeteve inteligjente të lidhura mund të përmirësojë sigurinë në komunikacion, të zvogëlojë lëshimin e gazrave të dëmshëm dhe të eliminojë bllokimin e trafikut. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore