Xi Jinping shpall hapjen zyrtare të Urës Hong Kong-Zhuhai-Makao

2018-10-23 11:40:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në paraditen e 23 tetorit u organizua në qytetin Zhuhai të provincës Guangdong ceremonia e hapjes së Urës Hong Kong-Zhuhai-Makao. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, i cili shpalli hapjen zyrtare të kësaj ure.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao ngrihet mbi detin Lingting, duke e lidhur Hong-Kongun nga lindja, qytetin Zhuhai dhe Makaon nga perëndimi. Gjatësia e përgjithshme e kësaj ure është afro 55 kilometra. Ky është projekti i parë i transportit mbi det, me bashkëpunim të provincës së Guangdong-ut me rajonet e Hong-Kongut dhe Makaos.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore