Kinë, ligj më i ashpër kundër ilaçeve të falsifikuara

2018-10-23 11:29:23 CRI Komenti juaj Printoni

Dënimet për kompanitë që prodhojnë ose shesin ilaçe të falsifikuara në Kinë do të shtohen pas shqyrtimit të një draft-amandamenti në Ligjin e Menaxhimit të Ilaçeve.

Ligjvënësi Jiao Hong u shpreh se në draft theksohet edhe rëndësia a menaxhimit dhe të mbikëqyrjes së vaksinave.

"Duhet të forcojmë përgjegjësinë e ndërmarrjeve dhe të kërkojmë menaxhimin e procesit të prodhimit dhe tregtimit të ilaçeve që përmbush kërkesat ligjore. Do të qartësohen plani i gjurmimit të plotë dhe sistemi i rikthimit të ilaçeve. Ne duhet gjithashtu të shtojmë forcën mbikëqyrëse për medikamente specifike dhe të krijojmë dosje të besueshme të sigurisë farmaceutike, duke vendosur dënime të ashpra për rastet që shkelin ligjin", tha z. Jiao.

Ndërkohë, prodhuesit e ilaçeve që operojnë pa autorizim do të marrin gjobën maksimale deri në 30 herë të vlerës së produkteve, shifër kjo shumë më e lartë se ligji i tanishëm që parashikon një gjobë 5-fish të vlerës.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore