Kremlini: Tërheqja e ShBA-së nga Traktati INF, e rrezikshme për botën

2018-10-23 11:15:48 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse ShBA-ja tërhiqet nga Traktati INF ( Traktati i Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme), bota do të jetë në rrezik, ndërkohë, Rusia do të detyrohet të marrë masa për garantimin e sigurisë së saj dhe për rivendosjen e ekuilibrave, tha më 22 tetor zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Peskov shtoi se gjatë bisedimeve me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së John Bolton në Rusi, pala ruse do të kërkojë informacione mbi tërheqjen e ShBA-së nga Traktati INF.

Foto: Presidenti i ShBA-së Donald Trump

Peskov shtoi se duhet afërsisht gjysmë viti për procedurën ligjore të tërheqjes nga marrëveshja INF dhe se aktualisht pala amerikane ende nuk ka marrë një masë të tillë, por qëndrimi që ka treguar ka shqetësuar palët e ndryshme. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore