Putin, dekret për kufizime të veçanta ekonomike ndaj Ukrainës

2018-10-23 11:04:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për kufizime të veçanta ekonomike ndaj Ukrainës në përgjigje të sjelljes armiqësore të palës ukrainase.

Në dekretin e publikuar po atë ditë në faqen zyrtare të presidencës ruse thuhet se për shkak të sjelljeve armiqësore të Ukrainës dhe veprimeve që shkelin ligjin ndërkombëtar ndaj shtetasve dhe personave juridikë rusë, për të ruajtuar interesat e vendit, Rusia do të miratojë kufizime të veçanta ekonomike ndaj shtetasve dhe personave juridikë ukrainas.

Foto: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Lista e emrave dhe masat konkrete do të hartohen nga qeveria ruse.

Ky dekret hyri në fuqi në datën e nënshkrimit, por nëse qeveria ukrainase anulon masën e sipërpërmendur kundër Rusisë në të ardhmen, atëherë pala ruse mund ta anulojë dekretin.

Sipas njoftimeve të medieve ruse, prej vitit 2014, Ukraina miratoi një numër dekretesh për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj shtetasve dhe personave juridikë rusë. Sipas statistikave, aktualisht janë 1228 shtetas rusë dhe 468 persona juridikë, përfshi zyrtarë, sipërmarrës, kompani, media dhe parti politike që janë prekur nga sanksionet ekonomike ukrainase. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore