Kina dhe Portugalia bien dakord për forcimin e lidhjes Azi-Europë

2018-10-23 10:58:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina dhe Portugalia ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit nën nismën "Një brez, një rrugë" dhe të forcojnë lidhjen midis Azisë dhe Europës.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi të hënën në Pekin bisedime me homologun e tij portugez Augusto Santos Silva.

Wang tha se Kina është e gatshme të punojë me Portugalinë për të përgatitur plotësisht shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve në fazën e ardhshme.

Silva tha se Portugalia është e gatshme të marrë pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë".

Ai shtoi gjithashtu se vendi i tij mund të bëhet një qendër kyçe që lidh Azinë me Europën në rrugën tokësore dhe detare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore