Britania mund të kërkojë zgjatjen e periudhës së tranzicionit pas "Brexit"

2018-10-23 10:56:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May u shpreh se Londra mund të kërkojë një zgjatje të shkurtër të periudhës së planifikuar të tranzicionit për të lehtësuar daljen e saj nga BE-ja.

Duke folur para ligjvënësve mbi samitin e udhëheqësve të BE-së, May sugjeroi se sipas rrethanave mund të nevojitet një shtyrje.

"Hapi i dytë është krijimi i një opsioni për zgjatjen e periudhës së zbatimit si një alternativë për daljen nga bllokimi i negociatave. Z. kryetar i parlamentit, nuk jam e angazhuar ta zgjeroj periudhën e zbatimit. Nuk dua ta zgjas periudhën e zbatimit dhe nuk besoj se zgjatja do jetë e domosdoshme. Deri tani, rezultati më i mirë për Mbretërinë e Bashkuar, për Irlandën dhe për BE-në është se është rënë dakord për marrëdhënien tonë të ardhshme që hyn në fuqi nga 1 janar 2021. Dhe z. kryeparlamentar ekzistojnë disa rrethana të kufizuara që çojnë në nevojshmërinë e zgjatjes deri në periudhën e zbatimit, për një kohë të shkurtër."

Ajo u tha parlamentarëve se negociatat për daljen nga BE-ja janë përfunduar në masën 95%, por kufiriri irlandez mbetet ende një pikë e konsiderueshme për t'u fokusuar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore