Trump-i, i pakënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit

2018-10-23 15:55:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump është shprehur në një deklaratë të re se nuk është i kënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Trump-i theksoi se ka dërguar zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan në Arabinë Saudite dhe në Turqi për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi me Khashoggi-n.

Njoftohet se drejtorja e CIA-s Gina Haspel është duke shkuar në Turqi, në kohën kur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përgatitet të mbajë një fjalim ku ai thotë se "do të zbulojë të vërtetën e plotë rreth incidentit".

Autoritetet saudite tani e pranojnë se Khashoggi, një analist për "Washington Post" dhe një kritik i njohur i princit të kurorës të Arabisë Saudite Mohammed Bin Salman, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Autoritetet saudite kanë dhënë shpjegime të ndryshme për vdekjen e Khashoggi-t, por ende nuk kanë bërë të ditur se ku ndodhet trupi i tij, për të cilin zyrtarët turq besojnë se është prerë në copa për t'u nxjerrë nga konsullata.

Mrekulli
Lajmet Kryesore