Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao do të ofrojë përkrahje për zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao

2018-10-23 16:51:36 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën do të fillojë zyrtarisht nga funksionimi ura më e gjatë detare në botë, Hong Kong-Zhuhai-Makao. Koha e shfrytëzimit të kësaj ure sipas planit pritet të jetë 120 vjet. Ky është projekti i parë i transportit detar i zbatuar bashkërisht nga provinca Guangdong me rajonet e Hong-Kongut dhe Makaos, që do të nxitë bashkëpunimin mes këtyre tre krahinave në fushat e transportit të integruar, të ekonomisë e tregtisë, inovacionit teknologjik etj. dhe do të ofrojë përkrahje për zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao ndodhet mbi detin Lingding. Skaji lindor i saj lidhet me Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe skaji perëndimor me qytetin Zhuhai të provincës Guangdong dhe Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos. Ky është projekti i parë i transportit detar i zbatuar në kornizën e parimit "Një vend, dy sisteme", i ndërtuar në bashkëpunim mes provincës Guangdong dhe rajoneve të Hong-Kongut dhe Makaos. Gjatësia e përgjithshme është afro 55 kilometra dhe pjesa kryesore e projektit është ndërtuar nga Guangdong-u, Hong Kongu dhe Makao. Portet e tre krahinave dhe linjat e ndërlidhjes u ndërtuan përkatësisht nga tre krahinat.

Për arsye që në ndërtimin e urës duhej të merreshin parasysh sistemet e standardeve të pjesës kontinentale, të Hong-Kongut dhe të Makaos, procesi i ndërtimit të kësaj ure ka qenë i ndërlikuar dhe përvoja e huaj ka munguar. Përveç këtyre, gjatë zbatimit të projektit duhet të konsideroheshin edhe problemet e tajfunëve, linjave të lundrimit, hidrologjisë, gjeologjisë inxhinierike, përballimit të përmbytjeve etj., prandaj projekti u përball me shumë sfida teknike të nivelit botëror. Kryetari i Komitetit të Zhvillimit dhe të Reformës të provincës Guangdong Ge Changwei tha:

"Sipas planifikimit të 120 vjetëve të përdorimit, në bazën e standardeve të pjesës kontinentale, kemi ndjekur parimet sipas standardeve më të larta dhe kemi zbatuar edhe rregullat e standardet teknike të Hong Kongut dhe të Makaos. Kemi krijuar një sistem të veçantë standardesh teknike për këtë urë dhe kemi garantuar ndërtimin e urës në një pikë të lartë fillimi dhe në një nivel të lartë."

Gjatë ndërtimit të urës janë krijuar shumë teknologji, pajisje dhe procese të reja të pavarura për herë të parë në histori.

Tani koha e udhëtimit në rrugë tokësore nga Zhuhai dhe Makao deri në Hong-Kong është ulur nga tre orë në gjysmë ore, gjë që do ta ndihmojë Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao të kthehet në një zonë të nivelit të parë dhe në një grup qytetesh të nivelit botëror. Ge Changwei tha se ndërtimi i urës Hong Kong-Zhuhai-Makao forcon besimin që Guandong-u do të kthehet së bashku me Hong-Kongun e Makaon një zonë gjiri të përparuar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore