Kush po e çon Tajvanin në rrugën e rrezikshme?

2018-10-22 17:04:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të tetorit, zv.presidenti amerikan Michael Pence mbajti një fjalim kundër Kinës, në të cilin e kritikon Kinën se "ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, ka sfiduar rendin ndërkombëtar dhe ka kërcënuar qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit". Në kohët e fundit, edhe ushtria amerikane ka bërë shpesh veprime të ndryshme të lidhura me problemin e Tajvanit. Këto veprime do të ndikojnë patjetër në marrëdhëniet kino-amerikane dhe marrëdhëniet mes dy palëve të ngushticës së Tajvanit, dhe mund të çojnë edhe në një krizë.

Veprimet e qeverisë amerikane synojë të sjellin shqetësime në Lindje. Për shkak se ShBA-ja ndodhet para zgjedhjeve të mesit të mandatit, situata e ndërlikuar e brendshme ka shkaktuar ankth politik. Lidhur me problemin e "ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e përgjithshme", kryetari i ekipit të fushatës zgjedhore të Donald Trump-it Paul Manafort ka pranuar fajësinë. Nën ndikimin e këtyre ngjarjeve, Shtëpia e Bardhë ka shpallur shumë herë se Kina "ka ndërhyrë në zgjedhjet në ShBA", me qëllim që ta transferojë krizën dhe fokusin e medias dhe ta shkarkojë përgjegjësinë e vet. Siç tha një ish-analist i CIA-s, Partia Republikane "po përpiqet të krijojë një ide të tillë: çdo votë për Partinë Demokratike është votë për Kinën".

Por veprimet e qeverisë amerikane nuk janë vetëm një sjellje e brendshme, por edhe pjesë e "Strategjisë së Indo-Paqësorit". Tani strategjia e ShBA-së ndaj Kinës po e kapërcen metodën e dyanshme të "kontakteve dhe frenimit" dhe po kalon te kontrolli politik, kufizimi nëpërmjet rregullave, frenimi diplomatik, presioni i lartë ekonomik dhe përgatitjet ushtarake, të cilat janë një "konkurrencë e gjithanshme" trepërmasore.

ShBA-ja nuk është "engjëlli mbrojtës" i Tajvanit. Qysh nga bisedimet Trump-Cai Yingwen deri në nënshkrimin e "Ligjit të lidhjeve me Tajvanin" dhe "Ligjit për autorizimin e mbrojtjes kombëtare", si dhe përfshirja e Tajvanit në "Strategjinë e Indo-Paqësorit", lidhjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Tajpeit janë shumë të shpeshta gjatë këtyre dy vjetëve.

Pavarësisht çfarë lidhjesh kanë ShBA-ja dhe Tajvani, pavarësisht çfarë po mendojnë personat e "pavarësisë së Tajvanit", marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Tajvanit nuk mund të dalin jashtë kornizës së parullës "Amerika e para". Trump-i, që ka qenë biznesmen, nuk ka ndjenja të veçanta për Tajvanin dhe nuk ka as interesin dhe as njohjen e mjaftueshme për lidhjet ShBA-Tajvan, por i kushton më shumë vëmendje se çfarë mund të përfitojë ShBA-ja. Administrata e Trump-it brenda dy vjetësh ka miratuar dy projekte për shitjen e armëve Tajvanit dhe qarqet politike amerikane po kërkojnë pandërprerë që të shtohen lidhjet tregtare me Tajvanit, duke nxitur hapjen e tregut tajvanez për produktet bujqësore amerikane, si mishi i derrit dhe mishi i viçit. Kjo në fakt është si "pagesë për mbrojtjen".

Politika e Trump-it ndaj Tajvanit ka si synim që ishulli të sjellë përfitime materiale dhe politike për interesat strategjike të SHBA-së. Dhe nëse Trump-i mendon që mund të arrijë një "konsensus" me pjesën kontinentale të Kinës, do t'i braktisë menjëherë interesat e Tajvanit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore