Xi nxit sipërmarrësit privatë për novacion, krijim dhe zhvillim të mëtejshëm

2018-10-22 11:43:29 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje sipërmarrësve privatë të kenë më shumë besim tek zhvillimi i vendit dhe të punojnë me këmbëngulje për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Presidenti Xi e tha këtë përmes një letre, në përgjigje të sipërmarrësve që marrin pjesë në fushatën për lehtësimin e varfërisë.

Xi Jinping vlerësoi lart përkushtimin e tyre për lehtësimin e varfërisë në vend. Mbi 60 mijë sipërmarrës privatë morën pjesë në këtë fushatë, 100 ndër të cilët në fillim të këtij muaji.

Kreu i Shtetit i Kinës tha se ndërmarrjet private kanë lulëzuar dhe ekonomia private luan një rol kryesor në nxitjen e rritjes së qëndrueshme, risisë, punësimit si dhe përmirësimit të mirëqënies së banorëve.

Ai gjithashtu theksoi se kontributet historike të ekonomisë private janë të pashlyera dhe pozitat e funksionet e tyre nuk duhet të vihen në dyshim.

Sipas të dhënave zyrtare, sektori privat kontribuuon mbi 50% të të ardhurave tatimore, 60% të PBB-së dhe 80% të punësimit urban.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore