Erdogan do të zbulojë të martën të vërtetën e plotë rreth vrasjes së gazetarit saudit

2018-10-22 11:40:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u shpreh se të martën do të bëjë një deklaratë që zbulon të vërtetën e plotë mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi gjatë takimit të grupit parlamentar të Partisë së tij.

Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe do t'i zbulojë faktet.

Pas javëve të mohimit të ndonjë përfshirjeje në zhdukjen e Khashoggi-t, pala saudite pranoi të shtunën se Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe u arrestuan 18 të dyshuar.

Turqia deklaroi se 15 sauditë që udhëtuan në Stamboll janë të përshirë në zhdukjen e gazetarit.

Policia turke dhe hetuesit e skenës së krimit po zhvillojnë një hetim për gjetjen e trupit të Khashoggi-t, që u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite më 2 tetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore