Tim Cook i kërkon Bloomberg-ut të tërheqë shkrimin për të ashtuquajturit çipa përgjimi nga Kina

2018-10-22 11:38:39 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Kryeekzekutivi i kompanisë amerikane Apple, Tim Cook

Kryeekzekutivi i kompanisë amerikane Apple, Tim Cook i bëri thirrje agjencisë Bloomberg të tërheqë reportazhin mbi të ashtuquajturat çipa përgjimi, të cilat dëmtojnë rreth 30 kompani, përfshirë serverat e Apple-it.

"BuzzFeed News" njoftoi se gjatë një interviste, kryeekzekutivi i Apple-it mohoi akuzat se kompania e tij ishte ndër viktimat e një sulmi me "hardware" nga një furnizues kinez dhe i kërkoi Bloomberg-ut të tërheqë reportazhin e pabazë.

Revista "Bloomberg Businessweek" botoi një reportazh në fillim të këtij muaj, duke pretenduar se afro 30 kompani amerikane janë dëmtuar pasi në serverët e tyre ishin vendosur me qëllim çipa keqdashës gjatë prodhimit të tyre në Kinë, të cilat krijuan një "derë të fshehur vjedharake" në rrjetet e tyre të serverave.

Në një deklaratë, kompania Apple mohoi në fillim të muajit zbulimin e ndonjë "çipi keqdashës" në rrjetin e saj të serverave dhe hodhi poshtë "çdo aspekt të njoftimit të Bloombergut" lidhur me Apple. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore