OKB-ja: Mbi 13 mijë emigrantë u riatdhesuan vulletarisht nga Libia në 2018-n

2018-10-22 11:35:20 CRI Komenti juaj Printoni

Misioni mbështetës i OKB-së në Libi deklaroi se sivjet u riatdhesuan vullnetarisht mbi 13 mijë emigrantë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) nga Libia në vende e tyre të origjinës.

Riatdhesimi është pjesë e programit të kthimit vullnetar të IOM-it, që synon organizmin e kthimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.

Vendstrehimet në Libi janë të mbushura me mijëra emigrantë të shpëtuar në det ose të arrestuar nga Departamenti libian i Sigurisë.

Prej vitit 2011, Libia u shndërrua në pikënisjen e preferuar të emigrantëve të paligjshëm që shpresojnë të kalojnë Detin Mesdhe për në Europë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore