Rusia paralajmëron rrezikun e tërheqjes së ShBA-së nga Traktati INF

2018-10-22 11:28:30 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët rusë paralajmëruan të dielën se tërheqja e mundshme e ShBA-së nga marrëveshja e forcave bërthamore me rreze të mesme (INF) mund të jetë e rrezikshme.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të shtunën se Uashingtoni do të tërhiqet nga Traktatit INF për shkak se Rusia e ka shkelur këtë marrëveshje.

Shefi i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë Konstantin Kosachev tha se sipas Traktatit INF, tërheqja e njëanshme është e mundshme vetëm në "gjendje të jashtëzakonshme".

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se tërheqja e ShBA-së nga INF-ja do të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Ryabkov theksoi se Rusia pret që vizita e këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare John Bolton do të sqarojë qëndrimin e Uashingtonit mbi këtë çështje.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore