Irani hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e ShBA-së

2018-10-22 11:19:06 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Iranit mohoi akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet afatmesme në ShBA, duke thënë se politika e saj parimore nuk është të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Ministria publikoi të dielën një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

Foto: Shtëpia e Bardhë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Bahram Qasemi tha se Shtëpia e Bardhë ka kohë që përpiqet të ngrejë akuza kundër vendeve të tjera për arsye të veçanta politike.

Agjencitë e zbulimit dhe ato të zbatimit të ligjit në ShBA pohuan të premten se qeveritë e huaja, duke përfshirë Iranin, po përpiqen të ndikojnë në votimin afatmesëm të ShBA-së që do të mbahet në nëntor. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore