Ahmetaj: Eksportet 15.3% më të larta se në 2017-ën

2018-10-22 11:15:14 CRI Komenti juaj Printoni
Në Shqipëri vazhdon ecuria pozitive e tregtisë me jashtë, ku në 9 mujorin e vitit 2018 eksportet u rritën me 15.3% krahasuar me periudhën janar – shtator 2017, kurse importet 3% më shumë.

Këto shifra u bënë publike nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

"Në shtator 2018 eksportet arritën vlerën 26 miliardë lekë krahasuar me gusht 2018, rritja është 28% më e lartë. Po ashtu në 9 mujorin 2018 krahasuar me janar – shtator 2017 eksportet u rritën me 15.3%", theksohet në shifrat e publikuara nga ministri Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj bën të ditur se "importet në shtator 2018 arritën vlerën 51 miliardë lekë krahasuar me gusht 2018, rritja është 5.5% më e lartë. Në 9- mujorin 2018 krahasuar me janar – shtator 2017 importet u rritën me 3%, kurse importet e makinerive 6.3% më shumë".(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore