Merkel: Gjermania pezullon shitjen e armëve sauditëve

2018-10-22 11:12:56 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll

Gjermania nuk do t'i shesë armë Arabisë Saudite ndërkohë që vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi është e paqartë, u shpreh të dielën kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo dënoi përsëri incidentin e vrasjes së Khashoggi-t, që ndodhi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, duke theksuar se ka nevojë urgjente që autoritetet saudite të sqarojnë më tej se çfarë ndodhi me gazetarin.

Arabia Saudite është konsumatorja e dytë më e madhe e industrisë së mbrojtjes të Gjermanisë pas Algjerisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore