Kinë, Ekspozita e Arsimit tërheq mbi 500 shkolla

2018-10-22 10:57:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ekspozita e Arsimit në Kinë 2018 u mbajt në Pekin gjatë fundjavës, duke tërhequr më shumë se 500 institucione arsimore nga rreth 30 vende dhe rajone.

Në këtë ekspozitë morën pjesë 40 universitete nga Rusia, vendi i nderit të ekspozitës.

Yakovetck Senia është përgjegjëse për arsimin ndërkombëtar në universitetin shtetëror Chelyabinsk.

"Kjo është hera jonë e tretë që marrim pjesë në ekspozitën e arsimit të Kinës. Mendoj se është e frytshme për bashkëpunimin midis departamenteve të Kinës dhe Rusisë, prandaj çmoj pjesëmarrjen tonë në këtë ekspozitë dhe shpresoj që rezultatet e saj këtë vit do të jenë shumë domethënëse".

Ngjarja tërhoqi gjithashtu një numër institucionesh akademike nga vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", si ato të Azisë Juglindore dhe Europës Qendrore dhe Lindore.

Eksperti Ndërkombëtar i Arsimit Jakub Tesar nga Republika Çeke tha se arsimimi i përballueshëm dhe cilësor është tërheqës për studentët kinezë.

"Gjëja e parë është se ne kemi arsim të cilësisë së lartë dhe një tjetër pikë është se arsimi dhe kostoja e jetesës janë më lirë se në shumë vende perëndimore, si ShBA-ja apo Britania e Madhe, vendet e njohura ku shkojnë studentët kinezë. Kështu që ne mund të ofrojmë cilësi për më pak para se destinacioni perëndimor ".

Pas Pekinit, ekspozita e arsimit do të mbahet edhe në qytete të tjera kineze përfshirë Chengdu, Guangzhou dhe Shangai deri në fund të javës së ardhshme. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore