Dy Koretë do të mbajnë bisedime ushtarake në nivel gjeneralësh

2018-10-22 17:15:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka njoftuar planet për një takim ushtarak në rang gjeneralësh mes dy Koreve këtë javë, në Panmunjom në zonën e çmilitarizuar.

Kjo është hapi i fundit në zbatimin e marrëveshjes ushtarake ndërkoreane të nënshkruar gjatë Samitit të Phenianit në shtator midis udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

Si pjesë e bisedimeve të së enjtes, të dy palët planifikojnë të diskutojnë mënyrat për të formuar një komitet të përbashkët ushtarak, i cili do të konsultohet lidhur me çështjet ushtarake midis dy Koreve.

Seuli dhe Pheniani kanë rënë dakord të ndalojnë të gjitha veprimet armiqësore përgjatë kufirit mes tyre, duke krijuar aty një zonë tampon.

Mrekulli
Lajmet Kryesore