Xi Jinping takohet me ministrin rus të Mbrojtjes

2018-10-19 20:47:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të premten në Pekin me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoygu, i cili ndodhet për një vizitë në Kinë.

Në takim, presidenti Xi tha se marrëdhëniet ushtarake janë një simbol i rëndësishëm për nivelin e lartë të marrëdhënieve të posaçme kino-ruse, si dhe një mbështetje e rëndësishme e bashkëpunimit stretegjik dypalësh.

Vitet e fundit, forcat ushtarake të dy vendeve kanë thelluar bashkëpunimin në fushat si manovra të përbashkët, stërvitje simuluese të luftës reale dhe trajnimin e ushtarëve, nga i cili përfituan shumë ushtritë e dy vendeve. Kreu i shtetit i Kinës theksoi se Kina dhe Rusia duhet të vijojnë të thellojnë koordinimin strategjik, duke u bërë forcë stabilizuese e rendit ndërkombëtar për ruajtjen e interesave të përbashkëta.

Ndërsa, ministri Shoygu tha se pala ruse i kushton vëmendje të lartë zhvillimit të marrëdhënieve me ushtrinë kineze. Rusia është e gatshme të të punojë së bashku me Kinën për të ngritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe të përmirësojë aftësinë në përballimin e sfidave të shumëllojshme të sigurisë, duke dhënë kontribut për mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe paqen rajonale e botëror.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore