Samiti katërpalësh për Sirinë do të mbahet në Stamboll

2018-10-19 19:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Një samit katërpalësh për Sirinë ndërmjet udhëheqësve të Turqisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës do të mbahet më 27 tetor në Stamboll, njoftoi të premten zëdhënësi i presidencës turke.

Presidenti turk Tayyip Erdogan, homologu i tij rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të marrin pjesë në samit, tha në një deklaratë Ibrahim Kalin.

Samiti i Stambollit do të fokusohet tek gjendja në Siri, marrëveshja e Idlib-it e procesi politik dhe do të synojë përpjekje të përbashkëta për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit, shtoi ai.

Turqia dhe Rusia ranë dakord për krijimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib, bastioni i fundit i opozitës në Siri, pas një takimi në qytetin rus të Soçit midis presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Sipas marrëveshjes, deri në 10 tetor do të hiqen armët e rënda, tanket, sistemet raketore dhe mortajat e të gjithë rebelëve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore