Kinë, rritja ekonomike 6.7% në nëntë muajt e parë

2018-10-19 19:25:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në nëntë muajt e parë të sivjetshëm, PBB-ja e Kinës u rrit 6.7%. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Drejtorisë së Statistikave Mao Shengyong komentoi të premten në një konferencë shtypi në Pekin se ekonomia kineze ka ruajtur pritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Të dhënat tregojnë se në tre tremujorët e këtij viti, PBB-ja e Kinës arriti mbi 65 trilionë juanë, 6.7% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tremujorin e parë, rritja ishte 6.8%, në atë të dytë 6.7% dhe të tretin 6.5%.

Sipas zëdhënësit, rritja në tre tremujorët e parë ka hedhur bazë të shëndoshë për realizimin e objektivit të paracaktuar vjetor prej 6.5%.

Njëkohësisht, shifrat tregojnë se janë krijuar mbi 11 milionë vende të reja pune, tre muaj më herët afatit të parashikuar. Ndërsa, CPI-ja u rrit 2%, sa niveli në gjysmëvitin e parë dhe të ardhurat e disponueshme të banorëve u rritën 6.6%, pothuajse me të njëjtën shpejtësi të rritjes ekonomike. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore