Trump:Do bëj deklarata "shumë të forta" për rastin e gazetarit saudit

2018-10-19 19:00:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha të enjten se duket se gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi ka vdekur dhe ShBA-ja do të bëjë një deklaratë "shumë të fortë" për rastin e tij.

Trump theksoi se pasojat e mundshme për palën saudite, nëse konfirmohet se Khashoggi ka vdekur, "do të jenë shumë të rënda".

Më herët po atë ditë, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Arabisë Saudite do t'i jepen "disa ditë të tjera" për hetimin e zhdukjes së Khashoggi-t.

Rasti i gazetarit saudit, i cili punonte për "The Washington Post", është bërë një burim kryesor tensioni mes Arabisë Saudite dhe Perëndimit.

Khashoggi u zhduk pa lënë gjurmë pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore