Li Keqiang-u viziton Qendrën Kërkimore të Mikroelektronikës në Lëven të Belgjikës

2018-10-19 11:56:30 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten paradite, kryeministri kinez Li Keqiang, i shoqëruar nga zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë i Belgjikës Kris Peeters, vizitoi Qendrën Kërkimore të Mikroelektronikës në Lëven.

Qendra Kërkimore e Mikroelektronikës e Belgjikës është themeluar në vitin 1984. Ajo ka 4 mijë hulumtues nga rreth 80 vende të botës dhe është një qendër kërkimore dhe inovacioni udhëheqëse në botë në fushën e nanoelektronikës dhe të teknologjisë digjitale.

Li Keqiang-u vuri në dukje se Kina dhe Belgjika kanë përparësitë e tyre në kërkim-zhvillimin teknologjik. Çelësi për të kryer transformimin e një teknologjie të përparuar nga hulumtimi dhe zhvillimi laboratorik në zbatimin praktik është arritja e industrializimit, që kërkon një treg të madh, dhe Kina është një treg i tillë, theksoi Li. Kompanitë kineze kanë nevojë për teknologji të përparuar dhe kërkesa e tregut do të detyrojë përparimin teknologjik.

"Ne mirëpresim zhvillimin e vazhdueshëm të arritjeve të reja në bashkëpunimin midis Kinës dhe Belgjikës. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë në mënyrë të rreptë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe nuk do të lejojmë kurrë transferimin e detyrueshëm te teknologjisë. Shpresojmë që teknologjia juaj të zgjerohet në një treg më të madh në Kinë dhe të arrijë përparim më të madh," u shpreh kreu i qeverisë kineze. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore