Kryeministri kinez Li Keqiang takon presidentin francez Emmanuel Macron

2018-10-19 09:54:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të enjten në mbrëmje në Bruksel me presidentin francez Emmanuel Macron. Të dy udhëheqësit ndodhen në kryeqytetin belg për të marrë pjesë në samitin e ASEM-it (Takimi Azi-Evropë).

Kryeministri Li Keqiang vuri në dukje se pala kineze dëshiron të zgjerojë më tej hapjen e dyanshme me palën franceze, për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe të ekuilibruar të tregtisë e të investimeve dhe për t'u ofruar kompanive të të dy vendeve një perspektivë pozitive. Bisedimet për marrëveshjen e investimeve midis Kinës dhe Evropës dhe bashkëpunimi në fushën e tregtisë dhe të investimeve midis Kinës dhe Francës ecin paralelisht dhe mund të promovohen paralelisht. Kina do të mbështesë gjithmonë fuqimisht unitetin, qëndrueshmërinë dhe përparimin e Bashkimit Evropian. "Gjendja e tanishme ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me palën franceze dhe palën evropiane për të ruajtur së bashku multilateralizmin e bazuar në rregullat dhe sistemin e tregtisë së lirë," vuri në dukje kryeministri Li Keqiang.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se pala franceze është e gatshme të mbajë kontaktet e nivelit të lartë me palën kineze, për të hartuar sa më parë programin e ardhshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e tregtisë dhe të investimeve. Franca dëshiron të thellojë më tej bashkëpunimin konkret dypalësh me leverdi të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta në fushat e energjisë bërthamore, bujqësisë etj. Pala franceze ngul këmbë në multilarizimin dhe është e gatshme të forcojë kontaktet dhe bashkërendimin me palën kineze në çështje të tilla si reforma e Organizatës Botërore të Tregtisë, lufta ndaj ndryshimit të klimës etj. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore