Kinë-ShBA, konsensus për shtimin e bashkëpunimit ushtarak

2018-10-19 11:53:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Mbrojtjes i Kinës Wei Fenghe dhe homologu i tij amerikan James Mattis kanë rënë dakord që t'i kthejnë ushtritë e të dy vendeve në forca stabilizuese të marrëdhënieve Kinë-ShBA.

Wei dhe Mattis ndodhen në Singapor për takimin e 5-të të ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it, që zhvillohet nga e enjtja deri të shtunën.

Wei vuri në dukje që Kina është e vendosur në parimet drejtuese mbi çështjet e Tajvanit dhe detit të Kinës Jugore dhe se qëndrimi i ushtrisë kineze për ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe zhvillimit kombëtar është i palëkundshëm.

Mattis-i u shpreh nga ana e tij se dallimet mes ShBA-së dhe Kinës nuk do të thonë konfrontim dhe se konkurrimi nuk do të thotë armiqësi.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore