Putini: Japonia nuk do që të nënshkruajë traktatin e paqes pa zgjidhur çështjen territoriale

2018-10-19 11:34:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Japonia nuk do që të nënshkruajë një traktat paqeje me Rusinë pa parakushtin e çështjes territoriale.

Putini citoi fjalët e kryeministrit japonez Shinzo Abe se të dy palët duhet të arrijnë së pari një vendim parimor për çështjen territoriale dhe pastaj të diskutojnë për traktatin e paqes.

Muajin e kaluar, Putini i propozoi Abes nënshkrimin e një traktati dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale më vonë.

Rusia dhe Japonia ende nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pretendimeve të tyre mbi katër ishuj të Paqësorit, të quajtur Kurilet Jugore nga Rusia dhe Territoret e Veriut nga Japonia.

Presidenti u shpreh se Rusia po përpiqet të krijojë kushtet për forcimin e besimit në marrëdhëniet me Japoninë, për të nënshkruar traktatin e paqes.

Në shtator të vitit 2017, Putini dhe Abe ranë dakord për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta ekonomike në ishujt e diskutueshëm, duke përcaktuar akuakulturën, energjinë elektrike, serrat, trajtimin e mbeturinave dhe turizmin si projekte me përparësi. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore