Kreu i OBT-së: Përshkallëzimi i luftës tregtare, rrezik i madh për ekonominë globale

2018-10-19 11:27:14 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo paralajmëroi të mërkurën në Londër se përshkallëzimi i vazhdueshëm i luftës tregtare përbën një rrezik të madh për ekonominë botërore dhe se tregtia globale po përballet me një krizë.

 

Foto: Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo

Azevedo tha se ekonomistët e OBT-së kanë bërë vlerësimin e mundësisë së konflikteve tregtare, duke përfshirë ndikimin e mundshëm të një lufte tregtare në shkallë të gjerë. Sipas këtyre vlerësimeve, nëse ka një ndalim të plotë të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e tregtisë, rritja e tregtisë globale do të pakësohet deri në 17 %, kurse rritja globale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të ulet me 1.9 % dhe miliona veta do të mbeten të papunë. Numri një i OBT-së u shpreh se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësinë për të lehtësuar tensionet dhe duhet të angazhohet në më shumë dialog në kuadër të OBT-së, ose kjo organizatë duhet të gjejë zgjidhje për problemet brenda sistemit tregtar shumëpalësh. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore