Pompeo kërkon t'i jepet më shumë kohë Arabisë Saudite për hetimin e rastit Khashoggi

2018-10-19 11:24:42 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të enjten që Arabisë Saudite duhet t'i jepen "disa ditë më shumë" për hetimin e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Pompeo shprehu bindjen që Turqia po zhvillon hetimin e vet dhe do të ndajë rezultatet me ShBA-në dhe Arabinë Saudite.

Në kohën kur gjithnjë e më shumë dëshmi dhe akuza një përfshirje të sauditëve në këtë ngjarje, sekretari i Thesarit i ShBA-së Steven Mnuchin ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Investimeve për të Ardhmen në Arabinë Saudite.

Disa figura të rëndësishme republikane e kanë nxitur presidentin amerikan Donald Trump që të rishqyrtojë shitjen e armëve Arabinë Saudite.

Çështja e Jamal Khashoggi-t, një gazetar dhe analist i "Washington Post"-it, është bërë një burim kryesor tensioni midis Arabisë Saudite dhe Perëndimit. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore