Ndërmjetësuesit egjiptianë kthehen në Gazë për bisedimet e armëpushimit

2018-10-19 11:18:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërmjetësuesit egjiptianë janë kthyer në Gazë për të rifilluar bisedimet me përfaqësues të "Hamasit" mbi armëpushimin me Izraelin.

Katër të dërguarit nga agjencia egjiptiane e zbulimit do të takohen me Ismail Haniyeh-in, udhëheqësin politik të "Hamasit".

Përpjekjet për arritjen e armëpushimit u ndërprenë të mërkurën pasi militantët lëshuan një raketë nga Gaza, që goditi një shtëpi në Izraelin Jugor.

Izraeli u përgjigj me 20 sulme ajrore mbi objektivat e "Hamasit".

Pas një takimi të zyrtarëve të lartë të sigurisë, Izraeli ndaloi kundërpërgjigjen të enjten, duke thënë se po u jepte egjiptianëve një mundësi për të rikthyer qetësinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore