Bruksel, fillon samiti i ASEM-it

2018-10-19 11:06:47 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit nga Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh aziatike janë takuar në Bruksel për samitin dyditor të ASEM-it (Takimi Azi-Evropë), të fokusuar te tregtia dhe bashkëpunimi.

Samiti i zyrtarëve nga 51 vende filloi të enjten në mbrëmje, i kryesuar nga presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini thotë se samiti synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve në të dy kontinentet:

"Ne po hapim sonte samitin e ASEM-it, samitin e Azisë dhe Evropës. Besoj se prania e 51 vendeve dhe niveli shumë i lartë i delegacioneve, si nga pala evropiane, ashtu edhe ajo aziatike, tregojnë se sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie nga ana strategjike. Ne jemi shumë të përqendruar në rritjen e partneritetit tonë me Azinë, qoftë në fushën e ndërlidhshmërisë, qoftë në atë të sigurisë".

Nga ana e tij zëvendëskryeministri i Malajzisë Wan Azizah tha se të dy kontinentet janë një konglomerat:

"Arsyeja pse duhet të afrohemi me njëri-tjetrin është sepse ne jemi një konglomerat midis Azisë dhe Evropës. Unë mendoj se duke punuar së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke pasur një tregti të lirë e të ndershme, duke rritur ekonomitë e njëri-tjetrit dhe duke pasuruar njëri-tjetrin është rruga për të ecur përpara në skenën globale, tani që bota po bëhet më e vogël".

Edhe kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet në një turne nëntëditor vizitash në Europë e Azi, planifikohet të marrë pjesë në këtë samit.

Ai do të shtjellojë qëndrimin e Kinës për çështjet globale dhe do të shkëmbejë mendime me udhëheqësit e tjerë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore