Forcat detare të Marokut shpëtojnë 54 emigrantë në detin Mesdhe

2018-10-19 10:48:55 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat detare marokiane shpëtuan të enjten 54 emigrantë afrikanë në detin Mesdhe.

Ushtria marokiane ka thënë se këta emigrantë të paligjshëm u shpëtuan pasi anija e tyre kishte probleme.

Të gjithë ata u sollën në portin e qytetit Nador.

Në muajt e fundit, Maroku ka dëshmuar një rritje të madhe të emigracionit të paligjshëm.

Qeveria marokiane thotë se forcat e sigurisë kanë penguar të paktën 54 000 përpjekje për të futur emigrantë të paligjshëm në Evropë në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 39 000 vitin e kaluar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore