Irani: Kërcënimi i ShBA-së për të reduktuar në zero eksportet e naftës iraniane, "bllof politik"

2018-10-18 20:21:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kërcënimi i ShBA-së për reduktimin në zero të eksporteve të naftës iraniane është një "bllof politik," u citua të enjten nga e përditshmja iraniane "Financial Tribune" kreu i kompanisë shtetërore të naftës (NIOC), Ali Kardor.

Kardor tha se presidenti i ShBA-së Donald Trump ka luftuar për muaj me radhë për të reduktuar eksportet iraniane të naftës.

"Presidenti i ShBA-së ka bërë të pamundurën dhe ai e di shumë mirë që reduktimi në zero i naftës iraniane është një bllof politik," u citua të ketë thënë Kardor.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht sanksioneve financiare dhe bankare të ShBA-së, Irani nuk ka ndonjë vështirësi në marrjen e pagesës për eksportet e naftës dhe mund të pranojë pagesa në euro në vend të dollarit amerikan nëse do të lindi nevoja.

Administrata e ShBA-së ka nxitur aleatët e saj për të ulur importet iraniane të naftës dhe po nxit Arabinë Saudite, vendet e tjera të OPEC-ut dhe Rusinë që të nxjerrin më shumë naftë për të përballuar mungesën në tregun global. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore