Kina dhe Belgjika do të shpejtojnë procesin e bisedimeve mbi marrëveshjen kino-europiane të investimeve

2018-10-18 16:39:13 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën paradite në Bruksel, kryeministri i Kinës Li Keqiang, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Belgjikë, zhvilloi bisedime me homologun e tij belg Charles Michel.

Li Keqiang-u u shpreh se Kina dhe Belgjika do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-europiane, do të nxitën së bashku ndërlidhshmërinë mes Azisë e Europës dhe do të përshpejtojnë negociatat për një marrëveshje investimesh Kinë-Europë.

Gjatë bisedimeve, kreu i qeverisë kineze tha ndër të tjera se Kina dhe Belgjika duhet të shtojnë tregtinë dhe investimet dypalëshe. Lidhur me drejtimin e bashkëpunimit real mes të dy vendeve, Li Keqiang vuri në dukje:

"Ne kemi diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh në fushat e krijimit të risive dhe teknologjisë së lartë. Sapo morëm pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes kornizë mbi përdorimin e energjisë bërthamore në mënyrë paqësore. Teknologjia e përparuar e Belgjikës ka potencial të madh zhvillimi në tregun e Kinës, në fakt, ka një potencial të madh për risi dhe zhvillim. Pala kineze dëshiron që së bashku me palën belge të forcojë bashkëpunimin në këtë fushë. Gjatë procesit të bashkëpunimit, Kina do të mbrojë seriozisht të drejtat e pronësisë intelektuale."

Kryeministri Li Keqiang bëri të ditur se, në kushtet e tanishme, Kina dhe Europa si dy ekonomi kryesore të rëndësishme të botës, duhet të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve mes tyre në mënyrën e shëndetshme dhe e qëndrueshme, të nxitin ndërlidhshmërinë e Eurazisë dhe të shpejtojnë procesin e bisedimeve lidhur me marrëveshjen kino-europiane të investimeve.

"Ne kemi përmenduar problemin e marrëveshjes së investimeve kino-europiane. Pala kineze e ka filluar tashmë procesin e nxitjes së bisedimeve mbi 'Traktatin e Investimeve Dypalëshe (TID)'. Unë do të marr pjesë në samitin e ASEM-it (Takimi Azi-Europë) dhe do të zhvilloj bisedime me liderët e BE-së për të arritur suksese konkrete në shpejtimin e procesit të TID-it. Ne shpresojmë të shpejtojmë zbatimin e pjesës së arritur të marrëveshjes dhe ta përmirësojmë në të ardhmen. Nënshkrimi i TID-it mes Kinës dhe BE-së do të jetë në të mirë të vazhdimit të zgjerimit të hapjes dypalëshe."

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel u shpreh nga ana e tij se pala belge dëshiron të ndërthurë strategjitë e ndërlidhshmërisë të BE-së me nismën kineze "Një brez, një rrugë" dhe të përkrahë kompanitë belge të investojnë në Kinë. Belgjika është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushat ekonomike-tregtare, bujqësore, shkencore, të energjisë bërthamore, hapësinore etj., dhe të zgjerojë bashkëpunimin në tregjet e palëve të treta në Azi dhe Afrikë, për të realizuar më shumë përfitime të përbashkëta.

Michel shtoi më tej se Kina dhe Belgjika duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të forcuar zhvillimin e marrëdhënieve europiane-kineze dhe për nënshkrimin sa më shpejt të marrëveshjes së investimeve dypalëshe Kinë-BE, si edhe për shtimin e përfitimeve të përbashkëta nga kompanitë e të dy vendeve. Të dyja palët kanë arritur një nivel të lartë konsensusi për ruajtjen e multilateralizmit e të qeverisjes globale të bazuar te rregullat dhe do të mbrojnë së bashku sigurinë, qëndrueshmërinë e zhvillimin e botës.(Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore