Ambasadorja kineze Jiang Yu merr pjesë në kremtimin e 60-vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në UNESCO

2018-10-18 11:15:27 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 16 tetor Shqipëria festoi 60-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në veprimtarinë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë dhe mbajtën fjalime ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe drejtorja e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Mechtild Rössler. Ishin të pranishëm gjithashtu ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Shqipëri.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi në fjalimin e tij rëndësinë e UNESCO-s, si edhe përpjekjet që ka bërë Shqipëria për mbrojtjen e trashëgimive kulturore botërore. Gjatë 60 vjetëve, Shqipëria ka ruajtur marrëdhënie të mira bashkëpunimi me UNESCO-n dhe nga pjesëmarrëse është bërë kontribuuese për mbrojtjen e trashëgimive kulturore botërore. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në "Listën e trashëgimive kulturore botërore", dhe kështu trashëgimitë kulturore të Shqipërisë u njohën për herë të parë në botë. Butrinti dëshmon se në Shqipëri gjendjen rrënojat e qytetërimeve të periudhës ilire, të Greqisë dhe Romës së lashtë, duke qenë kështu një nga ndërtueset e vlerave të përbashkëta të qytetërimit evropian. Në vitin 2005 dhe 2008, qytetet-muze të Gjirokastrës dhe Beratit u njohën si trashgimi kulturore botërore, jo vetëm për shkak se ato kanë arkitekturë unike, por edhe sepse kanë treguar bashkëjetesën harmonike të feve të ndryshme. Në vitin 2005 u përfshinë në trashëgiminë kulturore botërore edhe dy kodikët e purpurt të Beratit, të cilët vërtetojnë edhe një herë se Shqipëria ka qenë një pjesë e themeleve të qytetërimit evropian. Po në vitin 2005, edhe isopolifonia u përzgjodh në listën w "Kryeveprave të trashëgimisë gojore dhe jomateriale" të UNESCO-s. Edhe pyjet e ahut në Rrajcë dhe në zonën e lumit të Gashit gjithashtu u renditën në vitin 2017 në "Listën e trashëgimive botërore". Këto dy zona pyjore njihen si "ishujt e fundit të pyjeve të virgjër" në Shqipëri dhe gjithashtu kanë nxitur zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Përveç tyre, Shqipëria po aplikon për ta përfshirë pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit në "Listën e trashëgimive natyrore dhe kulturore botërore". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore